Në një video të cilën KALLXO.com e ka pranuar nga një qytetar, shihet makina Skoda e Policisë së Kosovës teksa lëviz në kah të kundërt pasditen e 28 korrikut, 2017, në autostradën Prishtinë-Morinë.
KALLXO.com gjatë ditës ka kërkuar shpjegime nga policia e Kosovës nëse një veprim i tillë u lejohet makinave të Policisë e po ashtu sqarime për natyrën e emergjencës e cila i ka obliguar policët të lëvizin rrezikshëm në kah të kundërt, por nuk ka pranuar sqarime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo