Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mjet i dyshimtë në “Rrugën B”

Policia e Kosovës ka mbyllur qarkullimin në “Rrugën B” në kryeqytet mbrëmjen e së shtunës pas pranimit të informatës për dyshimet që lidhen me një mjet të dyshimtë në këtë rrugë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se me të marrë informatën, Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet operative.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.

Qytetarët që kanë raportuar për ngjarjen kanë thënë se kanë parë forca të shumta policore e se Policia nuk ka lejuar qarkullimin e qytetarëve.