Autoritetet komunale dhe drejtuesit e Policisë rajonale të Prizrenit janë pajtuar që gjatë këtyre ditëve Policia ta ketë një zyrë brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në mënyrë që intervenimet në raste emergjente të jenë më të shpejta.
Komuna e Prizrenit të premten ka njoftuar se kryetari Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, janë takuar me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, nënkolonelin Faton Alija dhe zyrtarin për informim në Policinë Rajonale, Shaban Osmanollaj, për të diskutuar rreth çështjeve të ndryshme për sigurinë e përgjithshme në Komunën e Prizrenit.
“Gjatë këtij takimi nga nënkoloneli Alija u tha se, sipas raportit 6 mujor të Policisë, numri i incidenteve në rajonin e Prizrenit ka rënë deri në 10% në krahasim me vitin e kaluar, derisa gjatë muajit korrik rënia ka qenë rreth 13%, pa pasur ndonjë fatalitet”, thuhet në komunikatë.
Aty theksohet se është diskutuar edhe për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë...Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rritet vonesa e policisë, pas thirrjeve për aksidente
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic për "sulm" në Prizren
-
Qendra e Thirrjeve në Prizren për 6 muaj pranon 1.400 raportime nga qytetarët
-
Në Prizren s’po respektohet Ligji për Zhurmën, banorët e Qendrës Historike vazhdojnë të ankohen
-
Takohen drejtorët e policisë së Prizrenit e Kukësit, diskutojnë për parandalimin e krimeve