Një video të cilën e transmeton Kallxo.com tregon për mënyrën e trajtimit nga ana e disa zyrtarëve të Policisë së Kosovës me një person i cili takon komunitetit LGBTI.
Dy persona të cilët ishin ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, siç shihet dhe dëgjohet në video kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, e cila kishte eskaluar në kanosje me thikë.
Personat e ndaluar derisa merren në pyetje nga policët brenda stacionit policorë në Prishtinë, rrëfejnë ngjarjen e cila i qoi ata të dy në stacionin e policisë.
Në video shihet teksa njëri prej personave ankohet se personi tjetër ia kishte marrë 10 euro me dhunë, duke e kanosur me thikë.
Arsyeja pse ia kishte marrë ato para, siç dëgjohet në video, kishte të bënte me një marrëveshje që dy të ndaluarit kishin pasur paraprakisht për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të 10 eurove.
-
Suspendohen 5 policë, dyshohet se abuzuan me një pjesëtar të komunitetit LGBT
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar
-
Arrestohet i dyshuari që detyroi një burrë t’i jepte 50 mijë euro
-
Kanosi me thikë dy të mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari