Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia: Dy të dyshuarit për incidentin në Leposaviq kanë të kaluar kriminale

Policia e Kosovës ka njoftuar se për incidentin që ka ndodhur të hënën në Leposaviq ka identifikuar dy të dyshuar.

Në njoftimin shtesë të Policisë për këtë rast, thuhet se të dyshuarit sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra vepra penale dhe kundërvajtje.

Sipas Policisë njëri nga të dyshuarit është i përfshirë në 80 vepra penale e tjetri në 17.

“I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje. Po ashtu, i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe 3 kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një njësi policore është sulmuar të hënën në Bistricë të Leposaviqit nga një veturë, të cilën Policia po tentonte ta ndalojë për kontroll.

Policia ka njoftuar se vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë.

Edhe Vrasje në tentativë në Leposaviq, Policia nis hetimet Kronikë Vrasje në tentativë në Leposaviq, Policia nis hetimet

Me qëllim që ta neutralizojnë rrezikun ndaj tyre, policët kanë shtënë me armë zjarri drejt veturës.