Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia apelon te shoferët për kujdes, shkaku i mjegullës

Mjegulla

Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferët që të ngasin veturën me kujdes të shtuar pasi në vende të shumta është paraqitur mjegull.

“Mos harroni ngasja në mjegull është e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe. Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni! Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!” – thuhet në apelin e Policisë në Facebook.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve të mbajnë nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes.