Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plazhi i Jalit me shëtitore të re

Gjiri i Jalit pak minuta larg nga fshati Vuno në jug të vendit, është një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit.

Kësaj perle të bukur natyrore i shtohen edhe investimet në infrastrukturë, të cilat po e transformojnë këtë zonë nga “pre” e kaosit në një realitet të ri të sistemimit, rregullit dhe komoditetit bashkëkohor, shkruan ATSH.

Qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, (FSHZH) po investon në shëtitoren e tij të re, që është drejt përfundimit dhe do t’i kthejë shkëlqimin e humbur kësaj bukurie natyrore për vite të tëra.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, FSHZH përmes një videoje fotografike publikon vijimin e punimeve për këtë projekt, që shumë shpejt dot të vihet në dispozicion të pushuesve për këtë sezon turistik.

Artikuj të ngjashëm