Qeveria e Kosovës ka sponsorizuar të enjten një platformë për finalizimin e dialogut me Serbinë, por në të cilën nuk ka saktësuar temat që mund të trajtohen dhe as nuk ka listuar parimet mbi bazën e të cilave duhet të udhëhiqet i gjithë procesi, shkruan sot Koha Ditore.
Platforma, e cila ka marrë kritika të forta nga opozita, kërkon që kjo fazë finale t’i lihet në dorë presidentit Hashim Thaçi, ndërsa ratifikimi i marrëveshjes të bëhet nga Kuvendi.
Dokumenti dyfaqësh mban titullin “Platformë shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve”. Ka nëntë pika dhe i propozohet Kuvendit ta miratojë. Në të theksohen objektivat kryesore, që i synon pala kosovare nëpërmjet dialogut...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
- As në 2026-n nuk do të ketë progres domethënës në dialogun Kosovë – Serbi
-
PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja përfshijnë dialogun me Serbinë në programe, LVV-ja jo
-
Nuk ka befasi: Kosova me progres të limituar për shkak të ngërçit politik
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin
-
Kurti: Kompromisi nuk është pazar për të rehatuar figura politike