Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Platforma e ka vënë Serbinë në pozitë shumë të vështirë, thotë Gjuriqi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se miratimi i Platformës për dialogun me Serbinë sot në Kuvendin e Kosovës e ka vënë Serbinë në pozitën më të vështirë që nga viti 2011, transmeton Koha.net.

Sipas tij, me Platformë Kosova i ka treguar krejt botës se nuk dëshiron dialog.

Gjuriq, siç përcjell rts, duke përmendur disa nga pikat e platformës që nuk i pëlqejnë Serbisë, ka thënë se me këtë Platformë Kosova ka ngulitur gozhdën e fundit në arkivolin e dialogut.

"Për ata dhe me këtë dialogu ka marrë fund”, ka thënë Gjuriqi.