Beograd, 14 mars - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Platformën e Kosovës për negociata me Beogradin e quajti "gozhdë e fundit në arkivolin e dialogut" dhe "vrasje me paramendim". Ai këto cilësime i bëri gjatë një interviste për TV Pink të Beogradit, transmeton Koha.net.
Siç u shpreh ai, "ekziston një presion i përqendruar mbi Serbinë dhe popullin e saj që nuk pajtohet me një vendim të tillë, si dhe presion për shkak të taksës".
Gjuriq, sikundër edhe zyrtarë të tjerë të Serbisë që përpiqen të kontestojnë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, ka thënë se "ka kërcënime që të merret Trepça, punëdhënësja më e madhe për serbët në Kosovë, ndërsa po krijohet atmosfera në të cilën duket se vetëm pritet momenti kur shqiptarët do të provojnë fizikisht të ndërmarrin veprime në këtë drejtim".
Ai e ka akuzuar Sllobodan Petroviqin e SLS-së se "në Kuvendin e Kosovës ka votuar për miratimin e Platformës".
-
Platforma e ka vënë Serbinë në pozitë shumë të vështirë, thotë Gjuriqi
-
Gjuriqi thotë se dialogu me Kosovën është sfidues
-
Gjuriq: Nëse çështja e Asociacionit është e mbyllur, atëherë mbyllet edhe dialogu
-
Gjuriqi i prerë: Në Washington Serbia do të negociojë vetëm rreth ekonomisë
-
Gjuriq pas takimit në Bruksel: Me Serbinë nuk flitet në gjuhë ultimatumesh