Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beogradit s’po i pëlqen Platforma e Kosovës për dialog

Sipas drejtoritë të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Platformës së Prishtinës për dialogun nuk premton sukses nga vazhdimi i dialogut, përcjell Koha.,net raportimin e medieve të Beogradit.

“Vetëm mund të buzëqesh lehtë. Ajo që ka publikuar Prishtina si dokument të vetin nuk është e papritur dhe befasuese nga ana e cila tash pesë vjet nuk zbaton as edhe një shkronjë të asaj për të cilën jemi marrë vesh. Gjërat kryesore i fshehin nën rrogoz, prandaj nuk më habit fakti se po përpiqen ta zyrtarizojnë”, i tha Gjuriq tv Pink të Beogradit.

citohet të ketë deklaruar ai, pala serbe as që duhet ta komentojë (e ka fjalën për Platformën), por këtë duhet ta bëjnë njerëzit e BE-së, ndërmjetësit e dialogut, ata që me nënshkrimin e tyre janë garantues të asaj që është dakordësuar.

Është detyrë e tyre që me zë e qartë të thonë nëse e duan këtë dialog, se ai konsiderojnë kredibile qëndrimet e tilla dhe deklaratat e tilla të Prishtinës dhe a konsiderojnë se është e mundur të zhvillohet dialog në kushte kur njëra palë paraprakisht e definon si do të jetë fundi i tij. Kështu a do të bëhej fjalë për negociata e bisedime, apo për diçka tjetër?” ka pyetur Gjuriq, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, qëndrimi i përfaqësuesve të Prishtinës tregon se ata nuk e shohin ardhmërinë në zgjidhjen e çështjeve në mënyrë demokratike, paqësore e diplomatike.

Edhe Kolumne 6 muaj më parë As në 2026-n nuk do të ketë progres domethënës në dialogun Kosovë – Serbi

“Mendoj se reagimi i bashkësisë ndërkombëtare është i pakënaqshëm, nuk është i mirë dhe nuk inkurajon sukses nga vazhdimi i dialogut”, ka thënë ai. Gjuriq ka shtuar se qëndrimi i qartë i bashkësisë ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje do të shihet pasi kjo platformë të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse nuk duan të miratohet, ata do t’u thonë miqve dhe partnerëve të tyre se kjo nuk lejohet. Të gjithë e dimë se Prishtina nuk po bën asgjë pa lejën e bashkësisë ndërkombëtare. Jam goxha i sigurt se as këtë nuk e kanë bërë krye në veti, e po kështu jam i sigurt se Platforma nuk do të miratohet në Kuvend, nëse nuk e kanë pëlqimin e tyre”, është shprehur Gjuriq, përcjell Koha.net.