Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plani i Mobilitetit në Prishtinë mbahet sekret nga Komuna

Të shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhen, shoqatat e transportuesve privatë të transportit urban në Prishtinë, ka disa herë që kërkojnë sqarime nga Komuna e Prishtinës, raporton KTV.

Pjesëtarët e shoqatës thonë se kanë kërkuar takim me kryetarin Shpend Ahmeti, për të kuptuar të ardhmen e tyre, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ata thonë se kanë pritur të lexojnë e shohin planin e mobilitetit, por atë nuk po ia japin zyrtarët komunalë.

Sipas tyre, komuna po e mban sekret planin e mobilitetit.

Derisa edhe ekipi i emisionit 038 e ka kërkuar disa herë planin e mobilitetit i cili përcakton linjat e reja, Zëdhënësi Adonis Tahiri, ka thënë se ai do të publikohet, pasi që t’i dorëzohet asamblesë komunale.

Edhe Prishtina shpall tenderin për pritore të autobusëve në kryeqytet Arbëri Prishtina shpall tenderin për pritore të autobusëve në kryeqytet

Por, ndryshe thonë përfaqësuesit opozitarë në Kuvendin Komunal. Për LDK-në dhe PDK-në, udhëheqësit komunalë kanë heshtur në kërkesën e tyre për të parë planin e mobilitetit.

Përderisa ekziston plani i mobilitetit e edhe autobusët e rinj, komuna e Prishtinës ende ka në fuqi rregulloren e vjetër për transport publik dhe asnjë hap nuk është bërë për krijim të rregullores së re.