Punëtorët teknikë të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë e kanë pezulluar grevën pasi drejtori ka thënë se pagat do t’iu dalin të martën “më së largu deri në orën 12:00”.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Prviat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se greva është pezulluar deri të mërkurën “e pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”.
“Drejtori i Spitalit dhe pronari i kompanisë kanë garantuar se pagat e këtyre punëtorëve do të jenë në llogaritë e punëtorëve nesër më së largu deri në orën 12:00 dhe duke u bazuar ne këtë, greva pezullohet deri pasnesër, pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”, thuhet në njoftimin e Azemit.
Greva e punonjësve teknikë është paralajmëruar pasi iu është vonuar paga për dy ditë./Ksp
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë