Minatorët e Trepçës kanë pezulluar grevën e përgjithshme të cilën e kanë filluar ditë më parë.
Kjo është arritur fal një marrëveshje mes Qeverisë dhe minatorëve. Detaje për këtë marrëveshje do të bëhen të ditura në një konferencë për media e cila do të mbahet pas pak në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Në konferencë do të flasin ministri Valdrin Lluka dhe kryetari i Këshillit Grevist Shyqeri Sadiku.
“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me kryetarin e Këshillit Grevist të Minatorëve, Shyqeri Sadiku, mban një konferencë për media, ku do të shpalos detaje të marrëveshjes së Qeverisë me përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës me të cilën pezullohet greva e tyre. Konferenca mbahet sot në orën 18:00, në mjediset e MZHE-së”, thuhet në njoftim.
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim
-
Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera
-
Minatorët e “Trepçës” kërkojnë paga më të larta dhe investime në ndërmarrje
-
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të ventilimit në minierë