Rreth 200 minatorë të Trepçës sot kanë hyrë në grevë, të cilët kërkuan pagesa për shujta, si dhe rritje të pagave.
Megjithatë, pas disa orëve, greva e minatorëve është pezulluar, dhe në ndërrimin e dytë puna në Trepçë është vazhduar normalisht.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se greva ka zgjatur deri në orën 13:00 dhe është pezulluar.
“Ka qenë një pakënaqësi e minatorëve për shujtat dhe ngritjen e pagave, pasi që ishte premtuar një rritje e pagave në mënyrë lineare. Kështu që për shkak të mosrealizimit të këtyre kërkesave, sot është protestuar. Greva është mbajtur sot në ndërrimin parë deri në orën 13:00, por është pezulluar. Janë disa kërkesa që duhet të adresohen nga bordi dhe menaxhmenti, ku është dhënë një afat kohor për realizimin e këtyre kërkesave. Nuk kemi arritur marrëveshje me bordin dhe menaxhmentin, por ne si sindikatë kemi marrë përgjegjësi që do t’i adresojmë këto kërkesa. Nëse nuk përmbushen kërkesat, ne do t’i përkrahim minatorët dhe kërkesat e tyre, sepse janë të arsyeshme dhe kamotshme”, tha ai për KosovaPress.
Nga menaxhmenti nuk janë përgjigjur rreth plotësimit të kërkesave të minatorëve. /KSP
-
Minatorët e Trepçës anulojnë protestën pas vendimit të Qeverisë për t’i ndarë 4 mln euro
-
Minatorët ende pa paga, paralajmërojnë protestë për të enjten
-
Qeveria kushtëzon ndihmën për “Trepçën”, reagon Sindikata e Punëtorëve
-
Udhëheqja e “Trepçës” thotë se po punon për të gjetur zgjidhje për minatorët
-
Reagon sindikata: Minatorët e “Trepçës” s’i kanë marrë ende pagat e qershorit, jemi buzë humnerës