Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale Serbe (SLS), Slobodan Petroviq është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, të cilit i ka shprehur shqetësimin për trajtimin që Serbia po u bën zyrtarëve të partisë së tij.
Sipas një njoftimi nga SLS-ja, Petroviq ka shprehur shqetësimin rreth retorikës ndezëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe keqtrajtimin e zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në vendkalimet në Serbi nga pjesëtarë të BIA-s dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Në njoftim thuhet se Petroviq ka kujtuar se aspirata e partisë së tij është të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë, në mes të të gjitha komuniteteve.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.
-
Petroviqi takon ambasadorin Kosnett, i ankohet për presionet nga Lista Serbe
-
Petroviq e Abbott kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re
-
Petroviqi: Anëtarët e SLS-së po keqtrajtohen nga MPB-ja dhe BIA e Serbisë
-
Lista Serbe merr mesazhin e qartë nga SHBA-ja
-
Cholleti takohet me Listën Serbe, Jevtiq: Biseduam për politikën e sigurinë në Kosovë