Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka pritur në takim në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, përfaqësues të Listës Serbe.
Këtë e ka bërë të ditur anëtari i kësaj partie, Dalibor Jevtiq në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se bashkë me Cholletin dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe sigurinë në Kosovë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier biseduan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Chollet sot është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
-
Escobari diskuton me Listën Serbe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë
-
Hovenier: Partneriteti SHBA – Kosovë i fortë
-
Escobar e Hovenier takojnë krerët e Listës Serbe, diskutojnë për situatën e sigurisë
-
Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Chollet pritet të vizitojë Kosovën në fund të korrikut