I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, të hënën janë takuar me udhëheqësit e Listës Serbe.
Në këtë takim, sipas njoftimit të Listës Serbe, është diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me të dërguarin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe të dërguarin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier biseduan për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Escobari takoi edhe Listën Serbe
-
Hovenier falënderon Escobarin për përkushtimin e palodhshëm në dialog
-
Escobari diskuton me Listën Serbe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë
-
Cholleti takohet me Listën Serbe, Jevtiq: Biseduam për politikën e sigurinë në Kosovë
-
Escobar e Hovenier takohen me përfaqësues të shoqërisë civile