I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, të hënën janë takuar me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Hovernier ka thënë se shoqëria civile ka një rol të domosdoshëm në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse, avokimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
“Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së Escobar u bashkua me mua për diskutime të mëdha sot me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile nga e gjithë Kosova. Shoqëria civile ka një rol të domosdoshëm për të luajtur në mbajtjen e institucioneve përgjegjëse dhe avokimin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
-
Hovenier falënderon Escobarin për përkushtimin e palodhshëm në dialog
-
Escobar e Hovenier takojnë krerët e Listës Serbe, diskutojnë për situatën e sigurisë
-
Hovenier për Kurtin: Bashkëpunimi do t’ia mundësonte SHBA-së avokimin më efektiv për Kosovën
-
Hovenier në takim lamtumirës me Teodosijen, flasin për lirinë fetare në Kosovë
-
Hovenier: Ka forca të huaja që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës