Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale Serbe (SLS) Slobodan Petroviq dhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott, kërkuan sot formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re të Kosovës dhe vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.
Ata gjatë një takimi diskutuan lidhur me situatën aktuale politike dhe sigurisë në Kosovë.
Të dy palët ranë dakord për nevojën e formimit të Qeverisë së Kosovës në kohën më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që të vazhdohet sa më shpejt dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe nevojën për një bashkëpunim të mëtejshëm institucional, në mënyrë që të forcohet pluralizmi në komunitetin serb dhe ndikimi i serbëve në institucionet e Kosovës, thuhet në një komunikatë për media të SLS-së, transmeton KP.
Petroviq njoftoi diplomatin britanik me problemet aktuale me të cilat përballet komuniteti serb dhe presionet me të cilat përballen anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Në fund të takimit, Petroviq shprehu mirënjohjen e tij për Abbott për takimin dhe pritjen e tij që bashkëpunimi i mirë midis Partisë së Pavarur Liberale dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Britanisë së Madhe në Kosovë do të vazhdojë në periudhën e ardhshme.
-
Petroviqi takon ambasadorin Kosnett, i ankohet për presionet nga Lista Serbe
-
Petroviq i ankohet Kosnettit për trajtimin që Serbia po u bën zyrtarëve të SLS-së
-
Abbott: E kaluara nuk duhet harruar, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise
-
Abbott: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise
-
Abbott: Dialogu Kosovë – Serbi në një fazë të vështirë