Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, është çelës për një zgjidhje të qëndrueshme me Serbinë.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Petritsch ka thënë se nuk pret rezultat substancial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 2024, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Në këtë drejtim, diplomati austriak shpreson që administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, të vazhdojë udhëheqësinë, sepse beson që ekipi i tij është i angazhuar për zgjidhje të drejtë.
Ndër tjerash, Petritsch ka thënë se incidenti i këtij viti në Banjskë të Kosovës duhet të shërbejë si mësim për rritje të vigjilencës në fushën e sigurisë, e cila do të ketë prioritet në vitin që vjen.
Ai ka bërë thirrje për përparim në procesin e dialogut, me arsyetimin se çdo zvarritje e procesit rrezikon përkeqësim të situatës.Petritsch ka theksuar se “siguria është në rend të parë për vitin 2024, duhet të ketë përforcim të forcave ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë (EUFOR-i) dhe Kosovë (KFOR-i), dhe ato misione të sigurojnë që incidentet sikurse ai në Banjskë, apo ndonjë incident tjetër i armatosur, të mos zhvillohet”.
Edhe
Petritsch: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë
Dhe e dyta që duhet të bëhet sipas tij në vitin 2024, të shfrytëzohet momentumi për shkak të vakumit të udhëheqësisë në SHBA dhe BE, për të punuar më shumë në propozime.
“E përmendët Asociacionin, mendoj që është në interes të madh të Prishtinës, që të dalë me një propozim të drejtë. Kjo është e rëndësishme. E qartë që Beogradi kërkon sa më shumë për minoritetin e tij, minoritetet gjithmonë dëshirojnë më shumë autonomi. Por, duhet të ekzistojë një zgjidhje që është e drejtë ndaj minoritetit në njërën anë, dhe që nuk e shkatërron sistemin funksional në Kosovë, në anën tjetër”.
-
Petritsch për zhvillimet në Kosovë: BE-ja dhe SHBA-ja t’i detyrojnë palët t’i kthehen dialogut
-
Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane
-
Petkoviq-Sorensenit: Pa hapa konkretë për Asociacion, s’ka përparim në dialog
-
BE-ja pret ringjallje të dialogut, Kurti tregon kushtet