Arbëri

Petkoviq: Bashkëpunimi Shqipëri – Kroaci – Kosovë, kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin e rajonit

Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës përbën precedent të rrezikshëm, në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe të drejtuar kundër Serbisë.

“Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Prishtinës në fushën e mbrojtjes është një aktivitet që kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sepse është e qartë se ky bashkëpunim nuk motivohet nga interesa ekonomike apo nga nevoja për të kontribuar në prosperitetin rajonal, por nga qëllime dashakeqe”, ka thënë ai.

Petkoviqi ka porositur Shqipërinë e Kroacinë që në vend të investimit në destabilizimin e rajonit, të bëjnë përpjekje që Ballkani Perëndimor të bëhet zonë e progresit dhe paqes.

“Kroacia dhe Shqipëria, në vend që të investojnë në destabilizimin e rajonit, duhet të bëjnë përpjekje që Ballkani Perëndimor të bëhet një zonë e progresit dhe prosperitetit paqësor dhe, në këtë drejtim, të ndjekin politikën e paqes dhe zhvillimit ekonomik që Serbia e promovon dhe e zbaton fuqishëm”, u shpreh Petkoviq.

Reagimi i Petkoviqit vjen pasi sot u mbajt takim trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës. Takimi u mbajt në Kroaci.

Këto tri vende në mars të vitit 2025 nënshkruan deklaratë trepalëshe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Edhe atëherë, Serbia pati reaguar ngjashëm.  

Lexo përditësimet tjera
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Takim trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Në kuadër të Deklaratës së përbashkët trepalëshe të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes...