Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviqit s’i lejohet hyrja, deshi të inauguronte sheshin në një fshat të Gjilanit me emrin “Serbia”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk është lejuar të martën të futet në Kosovë, kanë bërë të ditur mediat serbe.

Sipas mediave serbe, ai ia kishte mësyrë fshatit Kufcë e Epërme në Gjilan, ku ishte planifikuar hapja e sheshit të fshatit.

Dhe emri i këtij sheshi, sipas mediave lokale është “Sheshi qendror komunal Serbia”, i financuar nga Zyra që udhëheq Petkoviq.

Në ceremoni, kanë marrë pjesë zyrtarë të strukturave paralele serbe në Kosovë si dhe kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, që merret me lëshimin e lejeve për vizitat e zyrtarëve serbë, nuk ka dhënë ende një njoftim për këtë. KOHA ka kërkuar përgjigje.

Edhe Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë Arbëri Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Serbia ankohet te Lajçaku për ndalimin e hyrjes së Petkoviqit në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ndalimi i hyrjes në Kosovë, tregon që “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të shkelë të gjitha marrëveshjet, sidomos ato për vizitat zyrtare”.

Sipas mediave serbe, të martën Petkoviqit s’iu lejua hyrja në Kosovë. Ai ia kishte mësyrë fshatit Kufcë e Epërme në Gjilan për të inauguruar një shesh me emrin “Sheshi qendror komunal Serbia”. Në ceremoni, kanë marrë pjesë zyrtarë të strukturave paralele serbe në Kosovë si dhe kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

“Kam njoftuar për vizitën në kohë. Nëse kështu e trajton Kurti kryenegociatorin në dialog, është e qartë se si Prishtina e trajton popullin serb në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Petkoviq, sipas njoftimit të kësaj zyre.

Edhe Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë Arbëri Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Siç ka thënë ai, për veprimet menjëherë ka njoftuar Lajçakun si emisar të Bashkimit Evropian për dialogun, përfaqësues të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, e që sipas tij, i janë përgjigjur se “kjo është qartë shkelje e marrëveshjes, por edhe mund të jetë gabim teknik”.

Sipas Petkoviqit, kjo është hera e shtatë që i ndalohet të hyjë në Kosovë.