Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të martën, i është ndaluar hyrja në Kosovë, ka njoftuar televizioni publik serb.

Sipas njoftimit, Petkoviq kishte planifikuar të promovonte sheshin siç thuhet “për vëllezërit e pafajshëm Miliq në Mitrovicë” në Ditën e Kryqit, si dhe të vizitojë një të ri serb në spitalin e këtij qyteti.

Kjo është hera e nëntë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

Sipas Marrëveshjes Kosovë – Serbi, për vizita të zyrtarëve të dyja shteteve duhet dhënë leje nga qeveritë.

Policia e as Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë informatë lidhur me Petkoviqin.