Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se ia ka refuzuar vizitën Petar Petkoviqit, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në një përgjigje për KOHËN, Leutrim Sahiti, këshilltar për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditura arsyet e vendimit për refuzim.
“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.
Më herët gjatë ditës, zyra që Petkoviqi udhëheq njoftoi se atij i është ndaluar vizita “për të qenë pranë serbëve për Vidovdan”. Sipas këtij njoftimi, qëllimi i vizitës ka qenë i natyrës fetare.
Serbët e festojnë Vidovdanin çdo 28 qershor në Gazimestan. Në organizimet e tilla ka pasur arrestime për nxitje të urrejtjes fetare e kombëtare.
-
“Pishmani” i serbëve e sjell Sorensenin pa paralajmërim në Prishtinë
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe
-
Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë
-
Buxhovi për Vidovdanin: Pak pelegrinë e më shumë militantë të porositur