Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.
Ai ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gabimisht dhe me keqdashësi e ka interpretuar gatishmërinë e Beogradit për dialog, si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.
“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e të ashtuquajturës 'Kosova' në OKB”, tha ai. “Vetë fakti se, duke kërkuar ndryshim të qëndrimit të disa shteteve jonjohëse, Kurti dhe Bislimi po keqpërdorin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve për të destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqerta i kanë synimet”, ka përfunduar Petkoviq në një deklaratë për Kosovo-online.
-
Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë
-
Bislimi: Në takime private, Vuçiqi e pranon që duhet ta njohë Kosovën
-
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarime të rrejshme pas takimit të 10 qershorit në Bruksel
-
Bislimi: Kosova kurrë s’ka pasur marrëveshje për Asociacionin me Serbinë
-
VV-ja pret që BE-ja ta bindë Serbinë për zbatim të marrëveshjes. Pak pritje për dialogun