Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë të Serbisë, Petar Petkoviq, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill.
Petkoviq gjatë takimit ka thënë se Beogradi është i shqetësuar me deklarimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që përmendi mundësinë e luftës. Kurti kishte thënë gjatë një interviste për gazetën italiane “La Repubblica” se ekziston mundësia e luftës, ndërsa prapa Serbisë është Rusia e Vladimir Putinit.
“Vetëm njoftimi nga Prishtina se letërnjoftimet serbe dhe targat nuk do të diskutohen në Bruksel, e as që Kurti është i gatshëm të formojë Asociacionin, por se po paralajmëron masa të reja të njënashme nga 1 shtatori, tregon se Prishtina nuk dëshiron të ndërtojë një paqe afatgjate dhe stabilitet në këto zona. Çdo ditë jemi dëshmitarë të përpjekjeve të Prishtinës për ta shfuqizuar plotësisht dialogun dhe për ta bërë të pakuptimtë, dhe shkatërruar çdo urë të mundshme bashkëpunimi dhe besimi që kishim ndërtuar. Përkundër kësaj Beogradi është i përkushtuar për dialog”, ka thënë Petkoviq njofton faqja e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.