Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Ata që nuk jetojnë në Kosovë duan të vendosin pushtet në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ata që nuk jetojnë në Kosovë duan të vendosin pushtetin në veri, derisa tha se personat që s’i kanë një apo dy për qind të votave, po e kërkojnë pushtetin.

Siç raportoi të dielën mediumi serb B92, Vuçiq u shpreh se serbët nuk do të dëgjojnë askënd tjetër “e as s’do t’iu shërbejnë interesave të askujt”.

“Serbët duan t'u shërbejnë interesave të tyre, duan paqe me të gjithë, duan t’i respektojnë të gjithë, por mbi të gjitha duan të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, u shpreh ai.

Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje - të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Bërnabiq në Twitter, raportoi REL-i.

Edhe Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë Arbëri Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë

“Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shtoi ajo.


Petkoviq: Veriu gjithmonë do të jetë tokë serbe, në gishta të dorës numërohen votuesit serbë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është drejtuar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla duke i thënë se në gishta të një dore mund t’i numërojë votuesit serbë në zgjedhjet për kryetarë në katër komunat në veri.

Ai në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë veriu gjithmonë do të jetë një tokë serbe.

“Sveçla, me gishtat e njërës dorë mund të numërohen serbët që kanë dalë në zgjedhjet e rrejshme. Nuk e do populli serb okupimin që ju dëshironi ta vendosni. A nuk i shihni rrugët e zbrazëta. Nuk ka asnjë nënçmim nga Beogradi, vetëm terror nga Prishtina. Veriu gjithmonë do të jetë tokë serbe”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.


Rakiq kërkon bojkot të zgjedhjeve në veri

Edhe Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri Arbëri Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Ndërkohë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga serbët që të bojkotojnë zgjedhjet në veri. Ai i ka quajtur zgjedhjet joligjore dhe jolegjitime.

“Për shkak të secilit serb të arrestuar padrejtësisht, për shkak të çdo gënjeshtre të thënë nga Kurti, për shkak të çdo plumbi të shtënë në fëmijët serbë, për shkak të reperkusionit të përditshëm që vuan populli serb, për shkak të keqtrajtimit të pandërprerë të serbëve nga njësitet speciale në veri, për shkak të frikës në mesin e serbëve, të cilën e ndjell politika e Kurtit, për shkak të secilit objekt të shenjtë serb të dëmtuar dhe çdo përmendore të rrënuar, për shkak të mosimplementimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara! Bojkot zgjedhjeve jolegjitime dhe joligjore”, ka shkruar Rakiqi në Facebook.