Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviq: Kurti e tregoi fytyrën e vërtetë, dëshmoi se nuk e ka dialogun fare në agjendë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me refuzimin për të marrë pjesë në raundin e radhës të dialogut më 11 maj në Bruksel, ka treguar se nuk është i interesuar për dialog e kompromis. Sipas Petkoviqit, Kurti nuk e ka fare në agjendë dialogun Kosovë – Serbi të ndihmuar nga BE-ja.

“Albin Kurti sot e ka treguar sërish fytyrën e vërtetë, se nuk i ka mbetur te dialogu apo kompromisi, por i ka mbetur te krijimi i të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe. Me këtë sjellje Kurti ka treguar se çështja e dialogut nuk është fare në agjendën e tij e jo në vendin e 4 apo 7 siç ka thënë më herët. Sjellja e Kurtit jo vetëm ndaj dialogut e ndaj Beogradit, po tregon qartë se është qëndrim anti-serb në pyetje, por po tregon edhe se ai ka poshtëruar edhe vet BE-në pikërisht në Bruksel, në vendin ku para tetë vjetëve është arritur marrëveshja e Brukselit. Çfarë do të ndodhte nëse Beogradi do të refuzonte takimin më 11 maj? Me çfarë sanskione do të përballej Beogradi? BE-ja tash duhet të bëjë presion ndaj Prishtinës për ta vazhduar dialogun. Beogradi është i gatshëm dhe dëshiron ta vazhdojë dialogun. Jemi të gatshëm edhe nesër të vazhdojmë dialogun. Vetëm kështu mund të arrijmë te një kompromis. Albin Kurti është ai që vendos në emrin e popullit të tij nëse dëshiron të bisedoj apo jo. Në anën tjetër është i qartë qëndrimi i Beogradit që dëshiron paqe, kompromis e vazhdim të dialogut”, ka thënë Petkoviq, transmeton Tanjug.