Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet e së enjtes në Bruksel ishin të mundimshme dhe se delegacioni i tij ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Takim me Bislimin ka qenë i mundimshëm, sepse Prishtina refuzon të diskutojë për propozimet e Beogradit. Thelbi i të gjitha marrëveshjeve, si asaj në Bruksel ashtu edhe në Ohër, është formimi i AKS-së dhe kjo është baza e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Petkoviq transmeton “RTS”.
Ai ka thënë se gjithashtu është diskutuar për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, ndaj së cilës “Prishtina ka bërë komente të ndryshme, duke u përpjekur që edhe ai proces të ndalet”.
Të enjten u mbajt raundi i radhës i bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi. U zhvillua kësaj radhe edhe takim trilateral. Bisedimet u zhvilluan në nivel të kryenegociatorëve.
Sot rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
Sot në Bruksel pritet të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.Zyrtarët e BE-së...-
Petkoviq: Insistuam për Asociacionin, presim që bisedimet të vazhdojmë javën e ardhshme
-
Petkoviq: Insistuam për Asociacionin dhe prezantuam planin për deeskalim në veri të Kosovës
-
Bislimi e Petkoviqi takohen në Bruksel
-
Petkoviq – Sorensenit: Asociacioni temë kyçe e dialogut, s’diskutojmë për Preshevën
-
Bislimi: Serbia ishte e interesuar vetëm për Asociacionin