Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviq: Beogradi i gatshëm për dialog, njohja e ndërsjellë nuk është temë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën, por se njohja e ndërsjellë nuk është fare temë.

Petkoviq ka thënë se politikanët shqiptarë, me mesazhin se rezultati i vetëm i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë, kanë dëshmuar se nuk janë të interesuar për dialog apo marrëveshje.

“Në vend që të mashtrojnë publikun dhe të sabotojnë çdo ditë dialogun, le të pranojnë se nuk janë të interesuar në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por në mbrojtjen e konfliktit të ngrirë dhe tensioneve të përditshme në terren, të cilat fatkeqësisht janë një rrezik dhe një alternativë e dialogut. Zgjidhjet e imponuara dhe lëvizjet e njëanshme nuk janë dialog, dhe as nuk ndihmojnë në mirëkuptim të ndërsjellë dhe marrëveshje, por shtojnë tensionet dhe hendekun që ekziston mes popujve në territorin e Kosovës e M.”, ka thënë Petkoviq, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë.