Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peticion për rikthim të projektit për furnizim të nxënësve me kifle në Ferizaj

Dhjetë mijë nxënës në 39 shkolla fillore të Ferizajt gjatë këtij viti shkollor nuk furnizohen me kifle falas nga Komuna, siç ka ndodhur në të kaluarën. Kjo për shkak të kufizimeve buxhetore dhe për shkak të borxheve të mëdha me të cilat po përballet kjo komunë.

Ndërkohë për ta rikthyer këtë projekt për nxënësit, OJQ Lëvizja Demokratike e Ferizajt ka nisur nënshkrimin e një peticioni të cilin ndërkohë do ta dorëzojë në Komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëpërmjet një komunikate shtypi kjo OJQ ka njoftuar se Komuna po e cenon barazinë e fëmijëve pas ndërprerjes së shujtave, derisa një numër i madh i tyre nuk i kanë kushtet për të blerë kifle.\Agim Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)