Arbëri

Peticion me 11 kërkesa të studentëve të universiteteve publike të Kosovës

Organizatat që tubojnë studentët e universiteteve publike të Kosovës, sipas një njoftimi dërguar medieve, kanë nisur nënshkrimin e një peticioni me 11 kërkesa, drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Njoftimi nuk saktëson nëse bëhet fjalë për peticion që do të nënshkruhet online, apo në ndonjë formë tjetër dhe as afat kohor deri kur do të jetë mundësia e nënshkrimit, por nuk kursehet nga gabimet drejtshkrimore, transmeton Koha.net.

Po e publikojmë të plotë dhe pa kurrfarë ndërhyrjesh tekstin e këtij njoftimi me të gjitha kërkesat e studentëve, të cilat janë serioze dhe jo të panjohura.

Peticion për plotësimin e kërkesave të studentëve të Republikës së Kosovës

Unioni i Studentëve të Kosovës;

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Parlamentet Studentore të Universiteteve tjera publike;

Unionet Studentore të Kolegjeve private të arsimit të lartë;

Këshillet Studentore të Njësive Akademike në të gjitha Universitetet,

Ne, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që:

1.Të japin llogari për gjendjen në të cilën është Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe të japin llogari për përjashtimin e saj nga EQAR.

2. Buxheti për arsimin e lartë në vitin 2019 të jetë për të paktën 50% më i madh sesa në vitin 2018. Përmes kësaj rritje duhet të rriten edhe buxhetet e Universiteteve publike dhe të investohet në infrastrukturën e arsimit të lartë.

3. Ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.

4. Ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik.

5.Sigurimin e Bursave për Universitetet publike në të cilat tash e disa vite nuk dhurohen mjetet e kërkuara nga MASHT.

6. Paisjen e fakulteteve me laboratorë të kërkimit shkencor.

7.Shtimin e numrit të bibliotekave, përmirësimin e kushteve në ato aktuale dhe pasurimin e tyre me literaturë në gjuhën shqipe.

8. Sigurimi i qasjes pa pagesë për studentët dhe stafin akademik të institucioneve të arsimit të lartë në platformat elektronike shkencore.

9.Ofrimin e mundësive të punësimit për studentë. Përvoja vullnetare që ata marrin gjatë studimeve të tyre, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nuk u njihet si përvojë pune. Shumica e konkurseve publike kërkojnë përvojë të punës pas diplomimit dhe për pjesën më të madhe të studentëve mënyra e vetme për të marrur këtë përvojë ka mbetur njohja e ministrave ose të jesh militant partiak në mënyrë që ata të angazhohen nëpër institucione.

10. Sigurimi i praktikës profesionale në institucione apo agjencione shtetërore apo private.

Në vitin e kaluar një mundësi e tillë ka ekzistuar në MASHT, por me ardhjen e Ministrit Bytyqi kjo është ndalur. Njëkohësisht, kërkojmë llogari nga ai për mbylljen e kësaj mundësie për studentë.

11. Pavarësimin financiar të Universiteteve tjera Publike, si domosdoshmëri për funksionimin e tyre.

Emri *

Mbiemri *

Emri i institucionit arsimor (emri i universitetit) *

Email adresa *

Linku”

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdG1C5VXIpxGEdSN6JgfQ7vAltd07XKrDdWk9jqOz4VgMiatw/viewform?fbzx=-6955462709255907000