Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët kërkojnë përgjegjësi për gjendjen në AKA

Parlamentet Studentore të të gjitha universiteteve publike dhe Këshillat Studentore të kolegjeve private të arsimit të lartë pas një takimi që kanë zhvilluar të hënën në një konferencë për media kanë shpalosur një varg kërkesash për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), raporton KTV.

Ndër kërkesat e tyre janë të jepet llogari për gjendjen në të cilën ndodhet Agjencia e Akreditimit, të depolitizohet arsimi i lartë dhe të ndryshohet mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vitin 2019 buxheti për arsim të jetë 50 për qind më i lartë se këtë vit.

Ky takim është mbajtur për shkak të vendimit për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se brenda 10 ditësh do të mbahet një protestë për zhvillimet e fundit në arsimin e lartë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm