Rektorët e universiteteve publike kanë paralajmëruar grevë dhe protesta nëse deri më 28 janar nuk shkarkohet Këshilli shtetëror i cilësisë (bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim). Kjo pasi ata kanë shprehur pakënaqësi me vendimet që këshilli i ka marrë së fundi për programet studimore.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar për arsim, rektorët kanë thënë se bordi i AKA-së në mënyrë të jashtëligjshme ua tërhoqi akreditimet e programeve të cilat kishin akreditim edhe për një kohë të gjatë, raporton Koha Ditore.
Rektori i UP-së, Marjan Dema ka thënë se KSHC i mori vendimet ad hoc pa bërë fare monitorim vlerësues të këtyre programeve. Rektoret kanë shprehur dyshime se qëllimi i këtyre vendimeve të KSHC-së është që të mbyllen universitetet publike të themeluara pas luftës.
Për vendimet e fundit për programet studimore, në komisionin parlamentar për arsim të premten pritet të raportojnë anëtarët e bordit të Agjencisë së Akreditimit.
-
Rektorët vendosin sot për grevë e protesta, si përgjigje ndaj mos-shkarkimit të KSHC-së
-
Ultimatumi i rektorëve drejt Kuvendit për shkarkimin e KSHC-së
-
Rektorët insistojnë në shkarkimin e KSHC-së dhe të ministrit Bytyqi
-
Rektorët e universiteteve publike paralajmërojnë protesta nëse s’u realizohen kërkesat
-
Bytyqi: Rektorët po kërkojnë shkarkimin tim për t’iu shmangur përgjegjësisë së vet