Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Sipas informacioneve, gjendja e tij është stabile, por për mjekim më të specializuar është dërguar në Tiranë, raportoi “Top Channel”.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka pasur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.
Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme
-
Zelensky zëvendëson ambasadoren e tij në SHBA
-
Shqipëria inauguron ambasadën në Kiev
-
Ambasada shqiptare në Kiev goditet nga bombardimet ruse
-
Evakuim i pjesshëm pas sulmeve në një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut