Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.
MSA-ja kërkon nga një vend, që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.
Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Edhe pse MSA-ja vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave. / KsP
Artikuj të ngjashëm
-
As BE-ja nuk i përmbushi zotimet e marra në MSA në raport me Kosovën
-
Bislimi sërish bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
16 vjet pas Pavarësisë, qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza
-
Mustafa: Qeveria Kurti s’e ka përmbushur asnjë kriter për liberalizimin e vizave
- Dalja nga moratoriumi evropian