Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë vjet afat kompanive rajonale të ujësjellësve të shlyejnë detyrimet ndaj Ministrisë së Mjedisit

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë takuar të martën përfaqësuesit e kompanive rajonale të ujësjellësit “ARRU” dhe “SHUKOS”, me ç‘rast kanë diskutuar për çështjen e vazhdimit të lejeve ujore dhe obligimet financiare të KRU-ve ndaj Qeverisë.

Nga ky takim është arritur marrëveshje midis MMPH-së dhe kompanive rajonale të ujësjellësit (KRU) për shlyerjen e borxhit të akumuluar prej vitit 2007- 2017 nga këto kompani, në vlerë 1. 5 milionë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

U. d ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, gjatë këtij takimi ka theksuar domosdonë e pagesës së borxhit nga kompanitë regjionale të ujërave.

“Çështja e furnizimit me ujë për qytetarët e Republikës së Kosovës mbetet një prioritet i MMPH-së. Po ashtu çështje e rëndësishme për Ministrinë tonë mbetet edhe shlyerja e

Borxhet që kompanitë rajonale të ujërave kanë ndaj MMPH-së nga viti 2007- 2017 kapin 1. 5 milion euro.

Dy ministrat kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e kompanive regjionale të ujërave për shlyerjen e borxhit për pesë vjet, duke filluar t’i kryejnë këto obligime nga muaji shtator 2018 prej 20 për qind, për të vazhduar edhe katër vjet të tjerë, me nga 20 për qind të pagesës.

Edhe KRU-të do t’i paguajnë MMPH-së borxhin prej mbi 1.5 milion euro Arbëri KRU-të do t’i paguajnë MMPH-së borxhin prej mbi 1.5 milion euro

Po ashtu, gjatë këtij takimi u bë e ditur se kompanitë rajonale të ujërave mund të pajisen me leje ujore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vetëm atëherë kur përfundojnë pagesën prej 20 për qind të borxhit për vitin 2017 dhe në rast të moszbatimit të kësaj marrëveshjeje, mund t’u merret leja ujore dhe për pasojë edhe licenca e operimit nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Përfaqësuesit e kompanive rajonale të ujësjellësit gjatë këtij takimi kanë shprehur pajtueshmërinë që borxhi që kanë ndaj MMPH-së të përfundojë në periudhën pesëvjeçare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)