Teknikët e pesë shkollave në Prishtinë të enjten do ta pezullojnë punën, ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
Ai shkroi në Facebook se punonjësit teknikë në shkollën e Muzikës, e Bujqësisë, “Model”, Ekonomisë dhe të Gjimnazit matematikor, nuk do të kenë pagë për muajin shkurt, për shkak të neglizhencës së administratës së Prishtinës.
“Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknikë, shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës: Shkolla e Muzikës, Bujqësia , Model ,Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së administratës së Komunës”, shkroi ai.
Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar të martën se pagat e para janë ekzekutuar sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.
-
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Azemi: 140 punonjësit teknikë të shkollave në kryeqytet s’do të kenë paga të prillit
-
Nuk gjendet zgjidhje për punëtorët e sektorit privat në shkollat publike
-
Komuna: S’kemi bazë ligjore t’i paguajmë 40 punëtorë teknikë të shkollave në kryeqytet