Është rikonfirmuar lista e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës të premten.
Rikonfirmimi ka dalë pas tërheqjes nga gara të prokurorit Arben Ismajli.
KPK-ja i ka ftuar pesë kandidatët e mbetur për intervistim më 18 mars.
Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:
- Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
- Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
- Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë prokurorë kanë aplikuar për Kryeprokuror
-
KPK-ja konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit
-
Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për pozitën për kryeprokuror
-
Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror
-
Pesë kandidatë synojnë pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, mes tyre s’është Isufaj