Kjo është gjendja e shkollës Jeta e Re në Topliqan të Ri të Lipjanit.
E kështu thotë se e gjeti mëngjesin e së premtes Sebere Stublla, punëtore teknike e shkollës.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë shkatërrohet në këtë mënyrë.
Sipas drejtorit të shkollës, Driton Sadiku kohë pas kohe, ndodhin sulme të tilla.
Më tutje, ai thotë se një situatë e tillë ka krijuar edhe pasiguri te nxënësit, prindërit e stafi.
Edhe Policia është informuar për gjendjen. Në shkollë, çdo gjë është shkatërruar. Është shkatërruar i gjithë inventari e librat, derisa për rastet e mëhershme nuk është arrestuar askush.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë herë brenda vitit demolohet shkolla në Topliqan të Ri të Lipjanit
-
Nxënës 13-vjeçarë demolojnë klasën në Gjilan, alarm për shtim të rasteve të dhunës
-
Hajnat futen në dy shkolla në Lipjan
-
I gjendet një thikë, arrestohet nxënësi i shkollës së mesme në Lipjan
-
Me tekste të dëmtuara nisin mësimin nxënësit e klasave nga 6 deri në 9