Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë ankesa për shkeljen e së drejtës së konsumatorit për afro tre muaj në Gjilan

Zyra për mbrojtjen e konsumatorit në Gjilan ka pranuar vetëm 5 ankesa nga qytetarët të cilët janë ankuar se është shkelur e drejta e tyre me rastin e blerjes së produkteve. Gjersa në adresë të zyrës për mbrojtje të konsumatorëve në Komunën e Vitisë dhe Kamenicës nuk ka pasur fare ankesa.

Zyrat janë themeluar nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, që është nën ombrellën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar ishin hapur zyre në Gjilan dhe Viti, gjersa në Komunën e Kamenicës zyra është hapur këtë vit.

Përgjegjësi i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit në Gjilan, Bilall Dauti, ka thënë se janë në proces të konsolidimit të zyrës dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ata do të takohen me qytetarë dhe biznese, ku edhe do të informohen sa u përket ligjeve të cilat janë në fuqi, të cilat lidhen me këtë fushë.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)