Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve e cila vepron në kuadër të Drejtorisë komunale të Inspektoratit në Gjilan ka pranuar ankesa nga qytetarët me pretendimin se u janë shkelur të drejtat si konsumator. Zyrtari komunal i angazhuar për mbrojtjen e konsumatorit, Bilall Dauti në raportin e punës për vitin 2019 ka bërë të ditur se janë realizuar 32 inspektime, gjersa janë hartuar 13 procesverbale.
“Numri i kërkesave të pranuara është 15, numri i kërkesave të shqyrtuara është 15. Numri i kërkesave të cilat janë në shqyrtim është 1. Kurse numri i gjobave mandatore është 1”, ka thënë ai.
Ndërsa organizata joqeveritare “Konsumatori” vlerëson se themelimi dhe funksionimi i këtyre zyrave në nivel të komunave është hap pozitiv i cili shërben për mbrojtjen e konsumatorit. Kryetari i Organizatës, Selatin Kaçaniku thekson se shqetësimi i tij lidhet më shumë me komunat të cilat nuk kanë themeluar Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit, për të cilat kërkon llogaridhënie.
Ai deklaron se qytetarët nuk kanë një adresë të saktë se cilit institucion duhet t’i drejtohen kur ata ndihen se të drejtat e tyre janë shkelur si konsumatorë.
“Kemi pushtete paralele, sepse disa komuna e duan, disa nuk e duan. Një numër i madh i komunave nuk kanë të themeluar Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Rezistenca për mosformimin ka të bëjë më shumë me llogarinë e xhepit personal të dikujt. Themelimi i zyrave për mbrojtjen e konsumatorëve nëpër komuna është obligim. Qytetari konsumator është gjenerues i buxhetit nga ku financohen Qeveria dhe qeverisja komunale. Paguajmë për shërbimet”, ka thënë ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Pesë ankesa për shkeljen e së drejtës së konsumatorit për afro tre muaj në Gjilan
-
Ankesa për çmimet e larta, qytetarët thonë se me vështirësi po i përballojnë shpenzimet
-
Konsumatorët, të pambrojtur
-
Mehmeti: Këtë vit pranuam rreth 300 ankesa të qytetarëve për shkelje nga operatori i shpërndarjes
-
Rreth tre mijë ankesa të konsumatorëve në MINT, Hyseni: Projektligji adreson çdo manipulim në treg