Rahovec, 3 gusht - Përurohet trotuari në rrugën e “UÇK-së” (krahu i majtë) në qytetin e Rahovecit. Financimi për rregullimin e trotuarit është bërë nga Komuna e Rahovecit dhe Projekti Zviceran për Përkrahje të Komunave DEMOS. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë dhe Norbert Pijls, menaxheri me zyrtarë të tjera të Projektit Zviceran DEMOS.
Trotuari i përuruar sot në rrugën e “UÇK-së” fillon nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Rahovecit te fshati Fortesë dhe vazhdon deri në dalje të qytetit të Rahovecit, rrugës për Malishevë. Gjatësia e trotuari është 3840 metra dhe përpos kubëzimit, ky trotuar ka edhe ndriçimin publik, drunj dekorativ dhe ulëse.
Vlera e përgjithshme për ndërtimin e trotuarit është 153 mijë e 656 euro, 64 mijë e 556 euro ka investuar Komuna e Rahovecit, ndërsa projekti DEMOS ka investuar 89 mijë 99 euro.