Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon rregullimi i trotuareve dhe rrugëve në Rahovec

Rregullimi i trotuareve, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i ndriçimit publik dhe krijimi i hapësirave të gjelbëruara, vazhdon të jetë në fokus të investimeve në komunën e Rahovecit, transmeton Koha.net.

Një investim në rregullimin e trotuarit, ndriçimit publik dhe krijimit të hapësirave të gjelbëruara publike është duke u realizuar në rrugën e “UÇK-së”, në anën e majtë në qytetin e Rahovecit, projekt ky i cili është në bashkëfinancim me DEMOS-in Zviceran. Projekt tjetër, që është duke u realizuar është edhe ai për rregullimin e rrugës afër ShFMU “7 Shtatori”, në qytetin e Rahovecit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Punimet në realizimin e këtyre dy projekteve me rëndësi për banorët e qytetit të Rahovecit, sot nga afër i ka parë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili më këtë rast nga kompanitë që janë duke punuar në të dy projektet, ka kërkuar që cilësia të jetë ashtu siç edhe kërkohet në kontratën e nënshkruar nga ana e operatorit dhe Komunës së Rahovecit.