Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar dje midis përfaqësuesve të Komunës së Rahovecit, MAPL-së dhe Helvetas Swiss Intercooperation, në këtë komunë do të bashkëfinancohen projektet: “Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues-Xërxe” dhe “Investime për krijimin e hapësirave të gjelbëruara në Rahovec”, transmeton Koha.net.
Shuma e përgjithshme për realizimin e projekteve kap 230.493 euro. DEMOS do të kontribuojë me 95 mijë e 493 euro nga granti i performancës, kurse Komuna e Rahovecit për realizimin e këtyre projekteve, nga buxheti i saj për vitin 2018, do të ndajë 135 mijë euro.
Mjetet e marra donacion nga projekti DEMOS, do të shpërndahen në këtë mënyrë: 75 mijë euro për projektin “Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues-Xërxe” dhe 20 mijë e 493 euro për projektin “Investime për krijimin e hapësirave të gjelbëruara në Rahovec”.
Obligimet e Komunës së Rahovecit janë, që pas pranimit të marrëveshjes të nënshkruar dhe të protokolluar, të hartojë projektet zbatuese si dhe të zhvillojë tërë dokumentacionin e nevojshëm që projekti të mos ketë pengesa në realizim.
-
Grantet nga “Demosi“ investohen në hapësira publike e infrastrukturë
-
Rruga Rahovec – Xërxë do bëhet me 4 korsi, MIT-i financon në disa projekte edhe Suharekën
-
Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i
-
Komuna e Podujevës me marrëveshje bashkëpunimi me MAPL dhe SDC/DEMOS
-
Peja shpërblehet me afro 300 mijë euro për performim të mirë