Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grantet nga “Demosi“ investohen në hapësira publike e infrastrukturë

Komunat Rahovec, Suharekë dhe Malishevë kanë njoftuar se kanë përfituar grante nga projekti “Demos”, të cilat bashkë me mjetet e ndara nga buxhetet komunale do të investohen për përmirësimin e hapësirave publike dhe infrastrukturore.

Komuna e Rahovecit të mërkurën ka njoftuar se kryetari Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe “Helvetas Swiss Intercooperation” menaxhuar nga projekti “DEMOS”, shkruan sot Koha Ditore.

“Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projektet të cilët do të bashkëfinancohen janë: ’Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues-Xërxë” dhe “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese në Rahovec’”, thuhet në komunikatën e Zyrës komunale të informimit. Sipas këtij njoftimi shuma totale për realizimin e projekteve është 230 mijë euro, ku “DEMOSI” kontribuon me mbi 95 mijë euro nga granti i performancës, derisa Komuna e Rahovecit për realizimin e këtyre projekteve, nga buxheti i saj për vitin 2018, do të japë 135 mijë euro.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)