Qendra e shërbimeve me një ndalesë “One Stop Shop” është përuruar të hënën në ndërtesën e administratës komunale të Prizrenit, me ç ‘rast drejtuesit e qeverisë lokale dhe asaj qendrore kanë theksuar se në këtë mënyrë do të ofrohen shërbime më efikase dhe më cilësore për palët.
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se Prizreni është bërë edhe njëherë shembull me këtë qendër, në të cilën sipas tij ofrohen shërbimet administrative brenda të njëjtës hapësirë, “duke ia kursyer qytetarit edhe kohën edhe paratë”, raporton KOHA.
Ndërsa kryetari Mytaher Haskuka pasi ka përmendur reformën e shërbimeve administrative, ka shtuar se me këtë qendër edhe efikaseti edhe cilësia e shërbimeve do të rriten.
Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka përkujtuar se ky projekt është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Administratës Publike, dhe ka vlerësuar se në rastin e Prizrenit reforma e shërbimeve administrative publike tanimë është bërë e prekshme.
-
Projekti me të cilin po mburret Komuna e Prizrenit
-
Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, Kurti: Do ta ulë listën e pritjes
-
Kronika Zgjedhore/ Kurti e Vetëvendosje shkelin masat në fushatën në Prizren
-
Kurti në Prizren: Do të ndalohet tjetërsimi i sipërfaqeve bujqësore
-
Kurti në inaugurimin e Parkut të Inovacionit: Hap para në transformimin e shoqërisë dhe të ekonomisë