Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Prizren u shoqërua me shkelje të shumta të masave. Mosrespektimi i distancës e maskat nuk u panë në takimin e Kurtit me qytetarë në Prizren, teksa ka premtuar ndihmën e ekzekutivit për qytetarët e kësaj komune.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë tjetër gjatë fushatës ka treguar papërgjegjshmëri ndaj masave anti-COVID, të vendosura nga vetë ai.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmjen e së mërkurës vizitoi qytetin e Prizrenit, ku gjatë gjithë shëtitjes së tij grumbulloi numër të madh të njerëzve, pa respektuar masat.
Kurti nga Prizreni tha se synojnë që këtë komunë ta fitojnë pa balotazh.
“Ndryshimin politik që e kemi bërë më 2017, sërish bashkërisht do e vazhdojmë për ndryshim ekonomik me Haskukën kryetar dhe jemi këtu për ta mbështetur Mytaherin dhe qytetarin e Prizrenit që ka nevojë për progres, më shumë vende të punës e drejtësi”, ka thënë ai.
Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se për 4 vjet si kryetar i kësaj komune kanë punuar shumë projekte.
Edhe
Kurti i bindur se Vetëvendosja do të kthehet në qeverisje të Prizrenit
“Bashkërisht kemi punuar në shumë mjedise, nëse shikojnë punën që kemi bërë ne nuk kemi shikuar as nga cili vendbanim as emrin e mbiemrin, ka qenë vetëm projekti dhe vetëm qytetari dhe e ka ndje vetën të barabartë”, ka deklaruar Haskuka.
Kandidatët e tjerë për kryetarë të komunave nga kjo parti kanë vazhduar me prezantimin e kandidatëve për asamble, e të tjerët me takime me qytetarë, duke shpalosur pjesë të programeve të tyre.
-
Kronika Zgjedhore/ Albin Kurti bën thirrje të votohen kandidatët e Vetëvendosjes
-
Kronika zgjedhore / Në prani të Kurtit, mbështetësit e VV-së shpërfillin masat anti-COVID
-
Kurti: Më 7 qershor bëhuni pjesë e rekordit të ri historik
-
Çeku në Prishtinë premton reforma në arsim, Abrashi në Prizren mbështetje për “Handikosin”