Sot në Vragoli të Fushë Kosovës, është hapur ceremonia e përurimit të projektit të Parkut të Teknologjive të Integruara.
Faza pilot e projektit do të fillojë në 6 komuna e që pastaj Parku Teknologjik i Bujqësisë do të hapet edhe në 37 komuna të tjera të Kosovës.
Ky projekt parasheh përdorimin e teknologjisë hidrponike e cila do të aplikohet në të gjitha serat, e që është teknologji e cila mundëson kultivimin e produketeve në ujë pa përdorur dheun dhe pa shpenzuar energji. Po ashtu, parashihet punësimi i rreth 5000 personave, ku shumica e tyre do të jenë gra, të rinj dhe persona me aftësi të veçanta.
“Teknologjia jonë do të jetë zgjidhje për të krijuar energji me zero dëme në mjedisin. Jemi krenar për këtë projekt, i cili do t’i ndihmojë të gjithë njerëzve në Kosovë”, ka thënë Selim Erdem, i organizatës IATP.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ministri i bujqësisë Faton Peci, i cili tha se Kosovës i duhen investitorë sikurse që është IATP-ja dhe ka siguruar ata se do ta kenë përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë.
Edhe
Dy ministri nënshkruajnë memorandum me investitorë të huaj
“Ky projekt dhe projektet tjera investive po e dëshmojnë se kjo Qeveri e ka interesimin duke e shtuar edhe buxhetin për bujqësi për vitin e ardhshëm, dhe duke i adresuar të gjitha nevojat që janë për këtë sektor. Na duhen investitorë edhe të jashtëm si dhe na duhet edhe përkrahje për fermerë. I përgëzoj të gjithë investitorët në këtë projekt”, është shprehur Ministri Peci.
Përveç IATP-së, partnerë janë edhe 12 kompani të tjera mbështetëse të projektit
-
Parkut Industrial në Mitrovicë i vihet gurthemeli 12 vjet pas nisjes së punimeve në të
-
Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë
- Menaxhimi i Integruar i resurseve ujore në Kosovë: Nga konceptimi i reformës te zbatimi
-
Lansohet skema 1-milionëshe për prodhuesit e dalë në treg të hapur të energjisë